Buxheti 2027/ Blushi prezanton 3 paketat ‘Rinia’, ‘Made in Albania’ dhe ‘Emergjencat’ me 7 amendamentet e PL: Paratë e shqiptarëve për shqiptarët!
Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë paraqet sot 7 amendamentet e tij ndaj Projektbuxhetit 2027, përmes tri paketave konkrete, “Rinia”, “Made in Albania” dhe “Emergjencat Civile dhe Siguria”, me një mesazh të qartë: Paratë e shqiptarëve për shqiptarët! Projektbuxheti 2027 i Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse buxheti i mashtrimit, i vjedhjes, i rënies ekonomike dhe i braktisjes sociale. Një buxhet që u vjedh qytetarëve mundësitë për një jetë më të mirë, u mohon të rinjve perspektivën, e lë prodhimin vendas në mëshirë të konkurrencës së pandershme dhe braktis sektorët jetikë të vendit. Është një buxhet që mbron interesat mafioze dhe klienteliste të Edi Ramës, jo interesat e qytetarëve. Përballë kësaj politike thellësisht antisociale, anti-rini dhe anti-prodhim, Partia e Lirisë propozon një alternativë konkrete,...
Burimi:
syri.net