No Image Available

PSE E SHQETËSON PS-NË NJË SPIROPALI PA PUSHTET? ANALIZA E KULLËS

Elisa Spiropali nuk drejton më Kuvendin. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, doli publikisht të shpjegonte largimin e saj nga forumet e partisë. Vetë Spiropali thotë se askush nuk propozoi dhe nuk miratoi një vendim formal për përjashtimin e saj. Pikërisht te ky debat u ndal Ilir Kulla mbrëmjen e 20 nëntorit. Sipas analistit, mënyra si po sillet PS-ja me një deputete që ka humbur pushtetin e dikurshëm tregon pasiguri brenda drejtimit të partisë. Kulla solli në vëmendje edhe Erion Veliajn. Në leximin e tij, Veliaj ka shkuar deri aty sa të kërkojë largimin e Edi Ramës, ndërsa kryeministri është përqendruar te largimi i Spiropalit nga forumet. Për Kullën, ky dallim në reagim është shenjë se përplasja mes socialistëve ende nuk ka...