VELIAJ SFIDON ASAMBLENË E TIRANËS ME PYETJEN “PO A JEMI ENDE AJO PARTI?”
Erion Veliaj u kërkon socialistëve të Tiranës të bëjnë diçka të thjeshtë në Asamble. “Hidhni një sy nga shoku në krah.” Pastaj vjen pyetja që ia heq mesazhit çdo ton ceremonial. Kush e ka sot vendin në atë sallë? Socialisti që mblodhi votat, apo një nga ata që Veliaj i quan “ministruca e drejtoruca” dhe i akuzon se “pushtojnë territore me privilegje”? Goditjen më të fortë Veliaj ia drejton kreut të partisë. Edi Ramën nuk e përmend me emër. Flet për një parti “ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye” dhe ku “mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij”. Akuza politike është e qartë. Sipas Veliajt, në PS mund të kesh bindur mijëra qytetarë dhe prapë të humbasësh...
Burimi:
ntv.al