No Image Available

SI U KTHYE FOTOJA E RAMËS NË LAJM SE PROTESTA PRANOI DIALOGUN

Edi Rama tha se takoi studentë. Në tituj, deri në fund të mbrëmjes, edhe protesta kishte pranuar dialogun. Nga postimi te titulli u kapërcye vetëm një pyetje. Pikërisht ajo që vendos nëse lajmi qëndron. Kush i zgjodhi të pranishmit për të folur në emër të njerëzve në shesh? Të premten, më njëzet nëntor, protestuesit marshuan në Tiranë. Po atë mbrëmje, Rama publikoi një fotografi nga Pallati i Brigadave. Të rinjtë përballë tij i prezantoi si studentë që “besojnë te protesta, jo te gurët”. Për gurët e gjeti vendin në atë njoftim të shkurtër. Për një kërkesë të vetme të studentëve, nuk e gjeti. Dhe kjo ka rëndësi, sepse vetë Rama tha se ishte dakord me ta për disa nga shqetësimet që ngritën. Për cilin konkretisht?...