PS ‘ndez motorët e fushatës’! Rama mbledh sot Asamblenë e Tiranës
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama mbledha sot Asamblenë e Tiranës. Në fokus të mbledhjes do të jenë përgatitjet e strukturave socialiste për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i fushatës elektorale. Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të socialistëve për procesin e ardhshëm zgjedhor vendor, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim. Partia Socialiste shpalli emrat për drejtuesit politik të Tiranës, por ende nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Mbledhja vjen një javë nga Asambleja Kombëtare e PS, ku u njoftua se drejtimi politik i Tiranës do të jetë duart e ministrit të brendshëm Ervin Demo, zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe deputetes socialiste Ogerta Manastirliu. Kryebashkiaku Erion Veliaj u la jashtë strukturave drejtuese. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai