Përplasja-‘Kreu i Tatimeve më ka shantazhuar’! Binaj: Gjetëm shkelje në subjektet e lidhura me Spiropalin, kërcënoi inspektorët
Elisa Spiropali TIRANË-Një deklaratë e deputetes së Partisë Socialiste Elisa Spiropali në emisionin “Top Story” ka hapur një përplajse mes saj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Spiropali duke folur për protestat, pretendoi se në banesat e tyre shkojnë përfaqësues të institucioneve për t'u bërë presion. Mes rreshtave deputetja u shpreh se edhe vetë ajo është shantazhuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj. "Të pandehur, me dosje, me problematika të rënda me drejtësinë, mund ende të përdorin institucionet e shtetit shqiptar për t’i bërë presion deri edhe ish-kryetares së Kuvendit, deputetes së Partisë Socialiste. Atëherë, çfarë ndodh me individët që protestojnë në rrugët e Shqipërisë? Kush u shkon atyre në derë? Kush u shkon? Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili...
Burimi:
zeri.ai