Bora zbardh malet e Kukësit, disa fshatra pa energji elektrike

Bora zbardh malet e Kukësit, disa fshatra pa energji elektrike

Qarku i Kukësit vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të motit me kthjellime dhe reshje të lehta shiu, ndërsa në zonat e larta malore, mbi 1,000 metra lartësi, në malet Gjallicë dhe Koretnik, gjatë orëve të fundit ka pasur reshje bore. Sipas njoftimit të Prefekturës së Kukësit, si pasojë e reshjeve, rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të ekspozuara ndaj rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave. Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit. Aktualisht, të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa zona të qarkut. Në Kukës, pa energji elektrike janë fshatrat Nimçe dhe Kolesjan, ku, sipas OSHEE-së, për shkak të defekteve në kabinat elektrike, kanë...