Paniku në tregjet globale, bien aksionet e gjigantëve të teknologjisë, frika për flluskën e inteligjencës artificiale trondit Wall Street-in

Paniku në tregjet globale, bien aksionet e gjigantëve të teknologjisë, frika për flluskën e inteligjencës artificiale trondit Wall Street-in

Tregjet financiare amerikane dhe ato ndërkombëtare kanë regjistruar rënie të ndjeshme, pasi një valë shitjesh goditi sektorin e teknologjisë, duke përfshirë edhe kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale. Në fokus të investitorëve janë aksionet e kompanisë Anthropic, të cilat pas një debutimi pozitiv në bursë të enjten, pësuan rënie të premten, duke iu afruar çmimit fillestar të ofertës publike (IPO). Aksionet e Anthropic ranë në një moment me më shumë se 12%, duke zbritur në rreth 85 dollarë, pranë çmimit fillestar prej 83 dollarësh. Në mbyllje të sesionit, ato regjistruan një rënie prej 8.5%, duke humbur një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të ditës së parë të tregtimit. Rënia u shoqërua me një tendencë negative në bursat amerikane. Indeksi Nasdaq, ku pesha e kompanive...