Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar aleatët e saj se nuk është e gatshme ta çojë qeverinë deri në fund të mandatit nëse vazhdojnë përplasjet brenda koalicionit. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, Meloni ua ka bërë të qartë drejtuesve të Legës dhe Forza Italia se tensionet e vazhdueshme po e vështirësojnë punën e qeverisë. “Jeni ju që më kërkoni të shkojmë deri në fund të mandatit. Dhe mendoni se unë do të pranoj ta bëj këtë në këto kushte?”, u është drejtuar ajo aleatëve. Madje, kryeministrja ka paralajmëruar se zgjedhjet mund të mbahen më herët nga sa ishte parashikuar.“Nëse vazhdojmë kështu, në vend që të shkojmë në zgjedhje në nëntor të vitit të ardhshëm, do të shkojmë në nëntor të këtij viti”, u...