VIDEO/ Pas fjalimit të dorëheqjes, deputeti australian i propozon partneres për martesë në mes të Parlamentit
Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor në Australi, ku deputeti liberal Jordan Lane ka surprizuar partneren e tij duke i propozuar për martesë gjatë fjalimit të lamtumirës. 32-vjeçari, i cili po mbante fjalimin e tij të fundit në parlament, nxori një unazë fejese dhe iu drejtua partneres së tij, Natalie, e cila ndodhej në galerinë e publikut, me pyetjen: “A do të martohesh me mua?”. “Kryetar, pyetja ime e fundit si anëtar i Ride është për dashurinë time të madhe, Natalie. A do të martohesh me mua?”, tha ai. Propozimi u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët e pranishëm në sallë, ndërsa videoja e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas mediave australiane,...
Burimi:
javanews.al