Dëbora mbulon malet e Bulqizës, mbërrijnë reshjet e para të dimrit
Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës. Siç shihet edhe nga pamjet, dëbora ka zbardhur malet në lartësitë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë. Reshjet e para të dëborës shënojnë afrimin e stinës së dimrit, ndërsa rënia e temperaturave ka sjellë ndryshime të ndjeshme të motit, veçanërisht në zonat malore të Bulqizës.
Burimi:
kohajone.com