Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it
Jakup Krasniqi ka zhvilluar sot vizitën e fundit në banesën e tij në Kosovë, përpara se të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai është shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it, ndërsa familjarët e të afërmit e kanë ndjekur momentin nga ballkonet, teksa Krasniqi ka hyrë në oborrin e shtëpisë. Gjatë vizitës së djeshme u raportua se një pjesëtar i EULEX-it kishte drejtuar armën ndaj një familjari të Krasniqit. Megjithatë, misioni i EULEX-it e ka mohuar këtë pretendim përmes një njoftimi zyrtar. Pasditen e sotme, Krasniqi pritet të rikthehet në Hagë, duke përmbyllur katër ditët e vizitës humanitare pranë familjes. Kjo vizitë iu mundësua për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Më 16 shtator, Gjykata Speciale e dënoi në shkallën e...
Burimi:
kohajone.com