Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një opinion për Kyiv Post, Kurti argumentoi se krahasimet që Rusia bën mes Kosovës dhe Krimesë janë të pabazuara. Sipas tij, njohja do të mbështeste parimet e integritetit territorial dhe të së drejtës ndërkombëtare që Ukraina mbron përballë agresionit rus. Kurti rikujtoi se Zelensky, gjatë vizitës në Beograd më 8 gusht, tha se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar. Ai vuri në dukje se deklarata u bë në kryeqytetin e Serbisë, një aleate e afërt e Rusisë, dhe se Zelensky falënderoi Serbinë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Kërkesa e Kurtit ngre një pyetje të drejtë për Prishtinën: pse Kosova duhet ta mbështesë...
Burimi:
kohajone.com