Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Vitet e fundit, ekonomia pa një valë të jashtëzakonshme të orientimit të kapitaleve të lira drejt sektorit të ndërtimit, të nxituara nga normat e larta të fitimit, dhënia pa fre e lejeve të ndërtimit në kryeqytet e më pas në bregdet dhe kanalizimi me lehtësi i parave informale në këtë sektor. Gjatë pesë viteve të fundit, si në listën e “Monitor 200” sipas të ardhurave, ashtu dhe në atë sipas fitimeve, u shtuan ndjeshëm subjektet ndërtuese rezidenciale, që nxitën në fakt dhe gjithë zinxhirin mbështetës. Por, si një aktivitet që është shumë ciklik, ndërtimi nuk mund të gjenerojë rritje të fitimeve pa fund. Në vitin 2025, rreth 19% e shoqërive në listën e “Monitor 200” ishin nga ndërtimi ose të lidhura me të, përkundrejt 21%...