ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Nga Erion Veliaj- MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËSTë dashur miq dhe socialistë të Tiranës!Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës.Po a jemi ende ajo parti?Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe...