Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Harku triumfal i Trump bllokohet sërish nga një gjyqtare federale

Një gjyqtare e dytë federale ka bllokuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërtuar një hark triumfal të madh në Uashington. Gjyqtarja e Distriktit Leonie Brinkema njoftoi të premten se do të lëshojë një urdhër paraprak që ndalon përkohësisht ndërtimin e projektit, një hark përkujtimor 250 metra i lartë, i frymëzuar nga Harku i Triumfit në Paris, raporton Euronews. Vendimi vjen pasi gjyqtarja Tanya Chutkan, po e të njëjtit distrikt, e kishte bllokuar gjithashtu përkohësisht nisjen e punimeve. Kundërshtarët e projektit kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e harkut dhe kanë shprehur shqetësime për vendndodhjen e propozuar pranë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen qindra mijëra veteranë amerikanë. Sipas tyre, struktura do të bllokonte pamjen e këtij vendi. Organizata Democracy Forward, e cila përfaqëson...