Pasaporta false, kokainë dhe mijëra paund, si u zbulua grupi i 3 shqiptarëve në Britani!

Pasaporta false, kokainë dhe mijëra paund, si u zbulua grupi i 3 shqiptarëve në Britani!

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pas një hetimi të gjatë policor që zbuloi përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Të dënuarit janë Daniela Sopiku, 26 vjeçe, Hysen Sopiku, 21 vjeç, dhe Alvaro Vrapi, 18 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që shpërndante kokainë në disa qytete të qarkut Ëiltshire gjatë viteve 2025 dhe 2026.Daniela Sopiku, e cila më parë kishte pranuar fajësinë për posedimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit me qëllim përdorimin e paligjshëm të tyre, pranoi gjithashtu gjatë procesit gjyqësor akuzën për përfitimin dhe përdorimin e pasurive që rridhnin nga aktiviteti kriminal. Ajo u dënua me 9 muaj burg. Hysen Sopiku pranoi të...