Kujdes në Rrugën e Arbrit! Breshëri mbulon asfaltin, vijojnë ndërprerjet e energjisë
Janë përkeqësuar kushtet atmosferike në Qarkun Dibër këtë të shtunë. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në lartësinë 900 metra të ketë reshje breshëri. Reshjet kanë përfshirë zonën e Xibrit pranë tunelit të Murrizit ku breshëri ka krijuar shtresë në rrugë. Drejtuesit e automjeteve që përdorin rrugën e Arbrit për të lëvizur drejt qarkut Dibër apo Tiranës kërkohet të tregojnë kujdes pasi prania e breshërit në asfalt mund të bëhet shkak për aksidente. Ndërkohë, situata me furnizimin me energji elektrike vijon të jetë problem pasi në disa zona ende nuk është rikthyet rryma. Grupet në terren vijojnë punën për riparimin e defekteve dhe rikthimin në normalitet të furnizimit me rrymë të abonentëve.
Burimi:
javanews.al