Piranjat/ Nga miqësia te përndjekja, historia e 40-vjeçares nga Lushnja

Piranjat/ Nga miqësia te përndjekja, historia e 40-vjeçares nga Lushnja

Një njohje që nisi si marrëdhënie pune, u kthye në miqësi, për të përfunduar në një histori frike, këmbënguljeje, përndjekjeje dhe kërcënimesh. Kjo është historia e Marsidës, 40-vjeçares nga Lushnja, nënë e dy fëmijëve, e cila pretendon se prej muajsh po përjeton një makth për shkak të një 29-vjeçari nga Fieri. Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 2025, kur Marsida, e cila punon si sanitare në banesa dhe lokale, publikoi një njoftim për punë. Në këtë mënyrë u njoh me Edi Muçajn, i cili kishte nevojë për dikë që t’i pastronte banesën. Fillimisht, marrëdhënia mes tyre ishte thjesht profesionale. U dakordësuan që Marsida të shkonte një ose dy herë në javë për të pastruar shtëpinë e tij. Por shumë shpejt, përtej marrëdhënies së punës, mes...