Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat
Urthi dhe ataku në zemër mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, veçanërisht dhimbje ose djegie në gjoks. Megjithatë, ndërsa urthi lidhet me kthimin e acidit të stomakut në ezofag, ataku në zemër është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kardiologët shpjegojnë cilat shenja duhet të na bëjnë më të kujdesshëm, shkruan Prevention. Si ta dalloni urthin? Urthi shfaqet kur acidi i stomakut kthehet në ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje në gjoks. Zakonisht ndodh pas një vakti të bollshëm, konsumimit të ushqimeve pikante ose acidike, si dhe kur shtrihemi menjëherë pas ngrënies. Sipas kardiologes Dr. Emily Lau, urthi mund të shoqërohet edhe me tretje të vështirë, gromësira të shpeshta dhe kthim të acidit, që mund të ndihet si djegie në fyt. Cilat janë shenjat...
Burimi:
syri.net