Melania thumbon njerëzit pranë Trump: Nuk i thonë të vërtetën, vetëm e miratojnë

Melania thumbon njerëzit pranë Trump: Nuk i thonë të vërtetën, vetëm e miratojnë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka komentuar mënyrën se si funksionon rrethi i njerëzve pranë presidentit Donald Trump, duke shprehur shqetësimin se shumë prej tyre nuk i kundërshtojnë vendimet apo qëndrimet e tij. Në një intervistë të shkurtër, pjesë e dokumentarit të ri ku ajo është protagonistja kryesore, Melania u shpreh se bashkëshorti e konsideron ndonjëherë të vështirë, por ajo zgjedh t’i thotë gjithmonë të vërtetën.“Donald thotë se jam e vështirë, por unë i them të vërtetën. Më duket se ndonjëherë ka shumë njerëz rreth tij, ka shumë persona që i thonë vetëm ‘po’, dhe kjo nuk është e shëndetshme”, deklaroi Melania Trump. Ajo nuk përmendi emra konkretë dhe as nuk sqaroi nëse mes personave që i referohej përfshiheshin...