Stuhi shkatërrimtare në Brazil, 5 mijë banesa të dëmtuara dhe 3 persona të gjetur të vdekur

Stuhi shkatërrimtare në Brazil, 5 mijë banesa të dëmtuara dhe 3 persona të gjetur të vdekur

Një stuhi, e shoqëruar me erëra me shpejtësi mbi 100 km/orë, shkatërroi të premten rreth 5.000 banesa në Tupanciretã të Brazilit, ku autoritetet po kryejnë kërkime për të gjetur viktima. “Është diçka e paprecedentë, një skenë si në filma”, u shpreh Gustavo Herter, kryebashkiaku i këtij qyteti me 20.000 banorë, që ndodhet në pjesën jugore të vendit. “Spitali ynë ishte bllokuar nga pemët që kishin rënë përreth tij, ndërsa rrugët hyrëse në qytet ishin mbyllur për shkak të rrëzimit të pemëve. Qyteti është rrafshuar”, deklaroi ai në një video të transmetuar nga mediat lokale. Tupanciretã “nuk ka më as rrjet të furnizimit me energji elektrike dhe as furnizim me ujë”, pas kalimit të stuhisë gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja, shtoi...