Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Perunë, lëkundjet ndihen deri në Kolumbi, panik mes banorëve
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, më 20 nëntor, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, si dhe në pjesë të Kolumbisë. Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín. Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 129 kilometra, ndërsa intensiteti i lëkundjeve në rajonin Junín arriti nivelin V të shkallës së modifikuar Mercalli. Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet po ndjekin situatën, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri pas lëkundjeve të forta. Tërmeti u ndje në një zonë...
Burimi:
syri.net