Manovrat e dëshpëruara të Ramës për të përçarë protestën: Takon një grup njerëzis në mesnatë dhe thotë, ‘janë studentë’

Manovrat e dëshpëruara të Ramës për të përçarë protestën: Takon një grup njerëzis në mesnatë dhe thotë, ‘janë studentë’

Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e vona të mbrëmjes një fotografi nga një takim me një grup studentësh protestues, duke e cilësuar bisedën si një “dialog inkurajues”. Por, përtej mesazhit optimist të kryeministrit në rrjetet sociale, i postuar në mes të natës për të krijuar idenë e angazhimit të tij për të takuar studentët, më shumë flet për të kundërtën, sesa për dialog dhe studentë të vërtetë, të cilët kanë qenë të qartë prej më shumë 5 muajsh, s'ka dialog më me Ramën, vetë dorëheqje. Kush ishin studentët që u ulën në tryezë me Ramën? A bëhej fjalë për përfaqësues të zgjedhur nga vetë protestuesit apo për persona të kontaktuar dhe përzgjedhur nga Kryeministria? Mbi çfarë kriteresh u vendos pjesëmarrja e tyre dhe, mbi...