Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, nis “gjuetia” ndaj mbështetësve të Veliajt

Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, nis “gjuetia” ndaj mbështetësve të Veliajt

Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në një takim që pritet të ketë në fokus riorganizimin e strukturave partiake dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse takimi do të jetë tërësisht me dyer të mbyllura. Por përtej përgatitjeve elektorale, mbledhja pritet të shërbejë si një tjetër hap i operacionit të Ramës për të marrë nën kontroll të plotë Partinë Socialiste në kryeqytet, duke riformatuar strukturat dhe duke larguar personat që konsiderohen jashtë vijës së tij politike. Sipas informacioneve, kryeministri ka vendosur të rindërtojë nga e para organizimin e PS-së në Tiranë. Në fokus të këtij procesi janë edhe anëtarët...