Industria shqiptare në krizë/ Ndërtimi ia kalon prodhimit, 10 mijë vende pune të humbura dhe fabrikat drejt falimentimit
Në vitet 2010-2014, sipërmarrës nga sektori i ndërtimi dhe aktivitete tregtare tentuan bujqësinë dhe agroindustrinë. Ishte një kohë që ndërtimi u bllokua dhe kishte kapitale të lira. Ata hapën ferma të mëdha, duke tentuar të mbyllin ciklin deri te prodhimi i produkteve të përpunimit të qumështit dhe tregtimi në rrjetet e pakicës, apo të mbillnin produkte të veçanta duke synuar si treg eksportin. Shumë shpejt këto investime rezultuan në zhgënjim. Fermat e mëdha që u krijuan nga biznese që nuk kishin lidhje organike me bujqësinë dhe blegtorinë falimentuan, për shkak të kostove të larta nga mungesa e ekonomisë së shkallës. Nga 16 fermat e mëdha të gjedhit që u krijuan në vitin 2014, pjesa më e madhe u shitën apo falimentuan. Pamundësia për të mbyllur...
Burimi:
syri.net