Kurti i kërkon Ukrainës njohjen e Kosovës: Mos bini në kurthin e Putinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i saj është thelbësisht i ndryshëm nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, duke shtuar se një njohje e tillë do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor Kosovën për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Kurti në një opinion për median ukrainase “Kyiv Post” kritikoi qëndrimin e deritanishëm të Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës, duke rikujtuar se Zelensky e kishte përsëritur këtë qëndrim gjatë një deklarimi në Beograd në gusht të këtij viti. Ai rikujtoi se Kosova e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën përballë agresionit rus, duke dënuar sulmet e Moskës, duke u rreshtuar me sanksionet e Shteteve...
Burimi:
javanews.al