‘Telefonat e artë’ 300 mijë paundësh po i ndihmojnë shqiptarët që të bëhen ‘mbretërit e kokainës’ në Britani

‘Telefonat e artë’ 300 mijë paundësh po i ndihmojnë shqiptarët që të bëhen ‘mbretërit e kokainës’ në Britani

Nga Mike Sullivan dhe Lara Olszowska, THE SUN Kufijtë e Britanisë, që janë si shoshë, po shfrytëzohen nga bosët e bandave shqiptare për të futur fshehurazi kriminelë në vend, për të shitur drogë, dhe për t’i nxjerrë përsëri jashtë, nëse bien në radarin e policisë. Bosët e krimit nga ish-shteti komunist po përdorin këtë mënyrë të trafikimit të njerëzve për të fituar miliona paund nga tregu gjithnjë në rritje i drogës në Britani dhe për të marrë kontrollin e tregut fitimprurës të kokainës. Hetues televizivë të infiltruar kanë depërtuar në grupet kriminale të organizuara shqiptare, duke zbuluar mënyrën se si ato rekrutojnë shpërndarësit e drogës në nivel rruge. Hetimi tregon se si këto grupe funksionojnë përmes rrjeteve të sofistikuara të shpërndarjes së kokainës dhe tregtojnë...