Greqi/ Gjenden eshtra njerëzore në një ndërtesë të braktisur në Athinë, dyshohet se i përkasin një të pastrehu

Greqi/ Gjenden eshtra njerëzore në një ndërtesë të braktisur në Athinë, dyshohet se i përkasin një të pastrehu

Autoritetet u vunë në alarm mëngjesin e së shtunës, 21 nëntor, pas gjetjes së një trupi të pajetë në gjendje të avancuar dekompozimi, në një ndërtesë të braktisur në Agios Panteleimonas, në kryqëzimin e rrugëve Liosion dhe Menemachou. Sipas informacioneve të para, eshtrat njerëzore u gjetën rreth orës 09:30, në katin e parë të ndërtesës dhe dyshohet se i përkasin një burri të pastrehë. Zbulimi makabër u bë nga një tjetër person i pastrehë, i cili njoftoi Policinë dhe u tregoi efektivëve të njësisë DIAS vendndodhjen e saktë. Zona është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa pritet të mbërrijë edhe mjeku ligjor për të ekzaminuar trupin e pajetë. Hetimet paraprake për zbardhjen e rastit dhe rrethanave të vdekjes së burrit i ka marrë përsipër Komisariati...