Artistët e “atyre” dhe të “këtyre”
Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Monolog nga Rita Gjeka Mirëmbrëma. Jam Rita Gjeka, aktore. Kam 40 vjet në teatër dhe prapë nuk di t’ju them çfarë profesioni kam. Sepse profesioni i aktorit sot nuk është më aktrimi. Është përkatësia. Shumë vetë mendojnë se aktorët nuk kanë kurajë të kenë një qëndrim politik. Unë besoj të kundërtën. Aktorët sot nuk e kanë luksin të mos kenë një qëndrim politik. Ata janë të detyruar të kenë një, të vetëm: me ata që qeverisin. Cilëtdo qofshin. Te ne ka dy lloj aktorësh: aktorët e “atyre” dhe aktorët e “këtyre”. Aktorët e “këtyre” marrin projektet. Duket sikur nuk mund të bëhet projekt pa ta. Po qëllove që je aktore e “atyre”? Të fshijnë me gomë! Por harrojnë që...
Burimi:
sot.com.al