Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, në fokus zgjedhjet e 2027-ës dhe beteja për kryeqytetin
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, ku në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, e ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 tek Akademia e Arteve dhe pritet që zhvillimi i saj të jetë me dyer të mbyllura, por ende s’ka një njoftim zyrtar. Mbledhja e kësaj të shtune vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalëzit, ku u diskutua riorganizimi i partisë dhe angazhimi i strukturave në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkohë ditën e premten, kreu i qeverisë mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një...
Burimi:
ntv.al