Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit

Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit

Reshjet e dëborës dhe breshërit kanë përfshirë këtë të shtunë Qarkun e Dibrës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe rënies së temperaturave. Reshje dëbore janë regjistruar në zonat malore, ndërsa situata është bërë më problematike edhe në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku dëbora dhe breshëri kanë krijuar shtresa mbi asfalt. Kushtet e vështira atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, duke rritur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve për shkak të ngricave. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo Dibrës këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. Ndërkohë, përveç problemeve në qarkullim, në disa zona të qarkut raportohen edhe ndërprerje të energjisë elektrike.