Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj i drejtohet socialistëve: Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Asamblesë së Tiranës, përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur kritika ndaj drejtimit aktual të Partisë Socialiste dhe mënyrës se si, sipas tij, po trajtohen socialistët që kontribuuan në ndërtimin e organizatës ndër vite. Në mesazhin e tij, Veliaj kujton vitin 2015, kur sipas tij u ndërtua një organizatë politike e mbështetur te puna, progresi dhe qytetaria e Tiranës. Ai thekson se fitoret elektorale nuk erdhën nga krimi apo grupet kriminale, por nga kontributi i socialistëve dhe qytetarëve. Më tej, Veliaj ngre pikëpyetje mbi gjendjen aktuale të partisë, duke kritikuar atë që e konsideron si zëvendësim të figurave dhe aktivistëve të vjetër me drejtues që, sipas tij, përfitojnë nga privilegjet e pushtetit. Në mesazhin e tij, ai...
Burimi:
gijotina.com