Lëvizja Studentore mbledh sot delegatët në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë te Politekniku
Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) zhvillon këtë të shtunë, më 21 nëntor, mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm. Sipas njoftimit të lëvizjes, deri më tani mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete të Shqipërisë janë anëtarësuar në këtë organizim, ndërsa më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara në fakultete. Deri në këtë fazë, 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre të përkohshëm, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e parë kombëtare. Në përfundim të mbledhjes, delegatët dhe studentë të tjerë do të dalin në një deklaratë për mediat, e cila do të mbahet në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës. “Të shtunën më 21 nëntor, zhvillohet mbledhja e parë e delegatëve të përkohshëm të Lëvizjes...
Burimi:
gijotina.com