Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Aktivisti Erion Murataj ka paralajmëruar se protesta kombëtare e 28 nëntorit përpara Kryeministrisë do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Murataj deklaroi se vendimi i protestuesve është të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen drejt banesave pa arritur objektivin e tyre. Aktivisti bëri me dije gjithashtu se në protestë pritet të ketë pjesëmarrje edhe nga diaspora, e cila, do të mblidhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Vendimi është që çdo qytetar zbret në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer më në shtëpi pa hequr Edi Ramën. Ne nuk kthehemi në shtëpi më pa hequr Edi Ramën”, tha ai. Ai u shpreh ndër të tjera se në protestat e zhvilluara më herët kanë pasur ndikim edhe elementë dashakeqës...