Çfarë do të ndodhë me operacionin e Veliajt? Avokati Ndreca kërkon nga GJKKO miratimin për ndërhyrje në spital privat
Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka planifikuar 23 nëntorin si ditën kur Erion Veliaj mund ta kryejë ndërhyrjen në Spitalin Memorial, avokati i tij thotë për TCH se i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme që të vendosë se çfarë do të ndodhë. Plarent Ndreca tha se kërkesa urgjente i ishte dërguar GJKKO-së mëngjesin e së premtes. Shkresa tregon se autorizimi i kërkohet Gjykatës së Posaçme për ta kryer ndërhyrjen në një spital privat në Tiranë. Në shkresën e depozituar dje, Ndreca kërkon gjithashtu që Veliaj të shoqërohet dhe të shtrohet në këtë spital për ndërhyrjen dhe trajtimin pasoperativ. Mbrojtja argumenton se Veliaj ka pësuar një frakturë gjatë qëndrimit në paraburgim, e cila nuk është bashkuar, ndërsa ortopedi i Spitalit Memorial Fier ka...
Burimi:
javanews.al