Elvis Demçe tenton ti japë fund jetës në burg, ‘Zoti i Drogës’ mbahej në regjimin 41-bis

Elvis Demçe tenton ti japë fund jetës në burg, ‘Zoti i Drogës’ mbahej në regjimin 41-bis

Elvis Demce ITALI-Elvis Demçe, trafikanti i njohur shqiptar i drogës, i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me një çarçaf në qelinë e tij. Ai është shpëtuar në kohë nga Policia e Burgut dhe është transferuar në spital, raportojnë mediat fqinje. Kjo nuk është hera e parë që Demçe, i njohur si 'Zoti i drogës' tenton ti japë fund jetës. Dy tentativa të tjera në vitet e kaluara kishin bërë që avokati i tij, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa si transferimi në një strukturë të mbrojtur, ku Demçe të ndiqte një trajtim terapeutik. Kjo nuk ishte bërë e mundur për arsye të ndryshme, ndoshta edhe për shkak të profilit të tij të lartë kriminal...