Frika pushton kryeqytetin e Perusë, tërmeti i fuqishëm nxjerr njerëzit në rrugë (VIDEO)

Frika pushton kryeqytetin e Perusë, tërmeti i fuqishëm nxjerr njerëzit në rrugë (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur Perunë, duke shkaktuar panik në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku qindra persona kanë dalë nga banesat dhe ndërtesat publike për t’u siguruar. Tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale, (00:09 me orën shqiptare). Epiqendra ishte në rajonin malor të Andeve, në Junín, rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit me të njëjtin emër, ndërsa lëkundjet u shkaktuan në një thellësi prej 129 kilometrash. Goditjet u ndjenë në disa rajone të Perusë, mes tyre Lima, Callao, Ica, Pasco dhe Huánuco. Në lagjen Miraflores të kryeqytetit, gazetarët e Agjencisë France-Presse raportuan se shumë banorë dolën në rrugë si masë paraprake. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa zona të Ekuadorit. Megjithëse njoftimet e para nuk raportuan...