Momente emocionuese në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e presin dhe e përshëndesin nga ballkonet
Për Jakup Krasniqin sot është dita e fundit e vizitës në Kosovë. I shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it, ai ka shkuar për një vizitë në shtëpinë e tij. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se si familjarët e rrethit të gjerë kanë dalë nëpër ballkonet e banesave të tyre për t’a pritur e përshëndetur. Edhe Krasniqi sapo del nga makina e policisë shihet duke i përshëndetur ata dhe më pas futet në shtëpinë e tij, ku takon të afërmit. Ndërkohë pasditen e kësaj të shtune, ai do të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Krasniqi ishte në një vizitë katër ditore në Kosovë për të vizituar familjen, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Burimi:
ntv.al