EULEX mohon pretendimet se u drejtoi armët familjarëve të Jakup Krasniqit: Nuk kërcënuam askënd!

EULEX mohon pretendimet se u drejtoi armët familjarëve të Jakup Krasniqit: Nuk kërcënuam askënd!

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar armët familjarëve të Jakup Krasniqit gjatë largimit të tij nga vizita familjare në Kosovë. EULEX mohoi që ndonjë zyrtar policor i këtij misioni të ketë drejtuar armë ndaj kujt qoftë. “Lidhur me pretendimet e pabaza të publikuara nga disa media lidhur me një trajtim të supozuar të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë të EULEX-it gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionale për Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë një vizite në paraburgim për arsye bindëse humanitare, EULEX-i i mohon fuqishëm këto pretendime dhe thekson se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt në...