Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real Madrid ishte protagonisti kryesor, duke përmbysur PSV-në me një fitore të thellë 5-1, ndërsa Arsenal-Dortmund dhe Manchester City-Napoli u mbyllën në barazim. Fitore regjistruan gjithashtu Leipzig, Betis dhe Como, ndërsa dueli mes Feyenoordit dhe Portos mbetet i hapur pas 45 minutave të para. Në “Santiago Bernabeu”, holandezët befasuan vendasit në fraksionin e parë, duke kaluar në avantazh me Ivan Perisic, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar pas faullit të Tchouamenit ndaj Sven Mijnans. Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Federico Valverde barazoi në minutën e 50-të, ndërsa Jude Bellingham përmbysi rezultatin në të 60-ën. Më pas, Kylian...
Burimi:
kohajone.com