Sulmi ndaj anijes ruse në Libi, Shqipëria mohon përfshirjen: Nuk disponojmë dronë ujorë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se territori shqiptar është përdorur si bazë për kryerjen e sulmit ndaj një anijeje ruse pranë brigjeve të Bengazit në Libi, duke i cilësuar këto aludime si pjesë të një fushate të mirëfilltë dezinformimi. Gjatë një prononcimi televiziv, ministri sqaroi se goditja në fjalë ishte marrë përsipër nga Ukraina dhe ishte realizuar përmes mjeteve teknologjike që Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk i kanë në inventarin e tyre. Duke shpjeguar arsyet teknike dhe procedurale që e bëjnë të pamundur një skenar të tillë, Nufi theksoi se shqetësuese në këtë histori ishte pikërisht përpjekja për ta lidhur sulmin me territorin e Shqipërisë, në një kohë kur goditja e ndërmarrë nga Ukraina është kryer me anë të...
Burimi:
gijotina.com