Nazarko: Opozita të bashkohet për zgjedhjet vendore në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë
Analisti Mentor Nazarko u shpreh se protestat duhet të kenë përfaqësim politik në të gjithë vendin, duke theksuar se opozita duhet të bashkohet dhe të bëjë maksimumin për zgjedhjet e ardhshme vendore. I ftuar në A2 CNN, Nazarko foli për Kodin Zgjedhor dhe ndikimin që ndryshimet e mundshme të tij mund të kenë në garën për pushtetin lokal, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës. “Protesta duhet të përfaqësohet politikisht edhe për Tiranën, edhe për gjithë Shqipërinë’, theksoi Nazarko. Gjithashtu analisti u bëri thirrje të rinjvë protestues që të arsimohen sepse Shqipëria ka nevojë. ‘Arsimohuni, sepse kemi nevojë për inteligjencën tuaj. Shkunduni, sepse kemi nevojë për entuziazmin tuaj dhe protestoni, sepse kemi nevojë për forcën tuaj’, tha Nazarko.
Burimi:
syri.net