Studentët e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për 3 ditë, masa që mund të frenojë përhapjen e gripit në universitete

Studentët e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për 3 ditë, masa që mund të frenojë përhapjen e gripit në universitete

Inkurajimi i studentëve të sëmurë për të qëndruar në shtëpi për tri ditë mund të ndihmojë në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve të ngjashme me gripin. Studentëve u është përsëritur shumë herë këshilla që të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë. Megjithatë, sipas studimeve të mëparshme mbi shëndetin në kampuset universitare, dihet se studentët shpesh vazhdojnë të ndjekin mësimin edhe kur janë të sëmurë. Një studim i zhvilluar në një kampus universitar sugjeron tashmë se një kërkesë e thjeshtë dhe e sjellshme për të qëndruar në shtëpi mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së sëmundjeve. Studentët që kishin simptoma të ngjashme me gripin gjatë këtij studimi u inkurajuan të qëndronin në dhomat e tyre në konvikt për tri ditë. Askush nuk u detyrua...