‘NATO 3.0’/ SHBA: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt Indo-Paqësorit
Shtetet e Bashkuara po përgatisin një riorganizim të rolit të tyre në NATO, duke kërkuar që vendet evropiane të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit. Sipas Reuters, Pentagoni ka nisur një rishikim gjashtëmujor të pranisë dhe angazhimeve ushtarake amerikane në Evropë, në kuadër të konceptit të quajtur “NATO 3.0”. Nisma synon të zvogëlojë varësinë e aleatëve evropianë nga kapacitetet ushtarake amerikane. Plani parashikon që Uashingtoni të rishikojë kontributin e tij në forcat ajrore, detare dhe kapacitetet e tjera konvencionale të NATO-s, duke i orientuar më shumë burimet drejt prioriteteve të tjera strategjike, veçanërisht Indo-Paqësorit. Sipas analizës së Qendrës për Studime Lindore (OSW), kjo përfaqëson një kalim nga ndarja e përgjegjësive mes SHBA-së dhe Evropës drejt marrjes së përgjegjësisë kryesore nga aleatët evropianë për...
Burimi:
syri.net