Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!
Rreth 140 avionë, mes tyre fluturime të British Airways, Ryanair dhe EasyJet, kanë humbur sinjalin e tyre të GPS për shkak të ndërhyrjeve elektronike nga një anije luftarake ruse që lundronte në Detin e Veriut, pranë brigjeve Britanike sipas asaj raporton the Telegraph. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 9 nëntor, kur avionët humbën sinjalin e navigimit satelitor, në disa raste për rreth 20 minuta. Sipas raportimeve, burimi i ndërhyrjes u lokalizua rreth 305 kilometra larg bregdetit anglez, ku ndodhej një anije luftarake ruse që shoqëronte tre anije transporti, të cilat dyshohet se lidhen me transportin e ngarkesave ushtarake. Mes fluturimeve të prekura raportohet të ketë qenë një avion i British Airways që udhëtonte nga Londra drejt Stokholmit, një fluturim i Ryanair nga Edinburgu drejt...
Burimi:
javanews.al