Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft ka shpallur një alarm të nivelit më të lartë, të njohur si “Kodi i Kuq”, pas problemeve të mëdha teknike që shkaktuan një ndërprerje globale prej rreth 24 orësh në disa prej shërbimeve kryesore të kompanisë. Ndërprerja, e regjistruar më 12 dhe 13 nëntor, preku miliona përdorues në mbarë botën, duke shkaktuar probleme në Outlook, Microsoft Teams, Copilot dhe Exchange Online. Pasojat u ndjenë në sektorë të ndryshëm, përfshirë institucionet qeveritare dhe kompanitë ajrore. Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka kërkuar falje publikisht për ndërprerjen, ndërsa kompania ka nisur një proces të brendshëm për të identifikuar dhe korrigjuar problemet që shkaktuan kaosin teknologjik. Sipas raportimeve të Daily Mail, Microsoft dyshon se shkaku i ndërprerjes lidhet me një përditësim problematik të Windows, i prezantuar...