Fundo: Elisa Spiropali filloi të flas kur Tatimet i shkuan në biznesin e bashkëshortit
Deputetja Elisa Spiropali doli kundër kryeministrit Edi Rama, në momentin kur Tatimet “trokitën” në biznesin e bashkëshortit të saj Salarjon Totaj. Kështu thotë gazetari Elvi Fundo në një lidhje live për emisionin “Të Paekspozuarit”. “Asgjë nuk ka ndodhur. Elisa Spiropali është kot fare. Ka një detaje, filloj të flasë pasi Tatimet i zbërthyen evazionin fiskal në biznesin e bashkëshortit të saj. Bashkëshorti i saj ka patur këshilltar Klodian Zoton që ka qenë bashkëpunëtorë me ujësjellësin e Fierit. Fillon herët kjo histori. Politikisht Elisa Spiropali është një hiç. Këta të “Mjaft” i mori Rama dhe i përdori si kamikaz”, tha Fundo.
Burimi:
kohajone.com