Tirana mirëpriti Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve
Agjencitë e promovimit të investimeve nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë evropianë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve ndërkombëtare, u mblodhën në Tiranë në Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, me temë “Investing in the Western Balkans: Opportunities, Trends and Competitiveness”. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si mikpritëse e këtij aktiviteti, mirëpriti pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në promovimin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion konkurrues për investime. Forumi u zhvillua me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet mes ekonomive të rajonit. Në fjalën e saj hapëse, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, theksoi se investitorët nuk investojnë...
Burimi:
kohajone.com