Shqipëria heq dorë nga ekstradimi i vrasësit nga Dibra

Shqipëria heq dorë nga ekstradimi i vrasësit nga Dibra

Parashkrimi i dënimit ka shpëtuar një shqiptar nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë. Sabri Sopoti, 60 vjeç, u arrestua në qershor 2026 në një banesë në veri të Londrës nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). Ai ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas një dënimi dhënë nga Gjykata e Dibrës në vitin 2000 me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Kjo lidhet me një vendim të gjykatës së shkallës Dibër në fillim të nëntorit 2026 ku është vendosur parashkrimi dënimit. Sipas policisë shqiptare, më 12 dhjetor 1999, Sopoti përdori një armë automatike të tipit “Scorpion” për të vrarë në mënyrë...